Ndërlidhjet

Azerbajxhan: Dy të vdekur e dhjetëra të zhdukur


Pamje nga zjarri në platformën e naftës së Azerbajxhanit në Detin Kaspik
Pamje nga zjarri në platformën e naftës së Azerbajxhanit në Detin Kaspik

Autoritetet në Azerbajxhan sot e kanë gjetur edhe trupin e dytë të pajetë të një punëtori të naftës dhe po i vazhdojnë kërkimet për 29 vetë, që aktualisht konsiderohen të zhdukur, pasi një platformë të naftës në Detin Kaspik e ka përfshirë zjarri për shkak të stuhisë.

Presidenti, Ilham Aliyev, ka shpallur ditë zie për dy të vrarët dhe dhjetëra të zhdukurit nga zjarri, i cili e përfshiu këtë platformë të premten vonë.

Në gjithë Azerbajxhanin dhe në përfaqësitë e jashtme diplomatike të këtij vendi flamujt po valojnë në gjysmë shtize.

Kompania shtetërore e naftës në Azerbajxhan, SOCAR, ka njoftuar se ekipet e shpëtimit i kishin evakuuar 33 vetë nga platforma e naftës.

Shefi i komitetit të mbrojtjes së të drejtave të punëtorëve të naftës në Azerbajxhan, Mirvari Gakhramanly, tha dje se 32 punëtorë janë vrarë, ndërsa 42 janë shpëtuar.

Por, kompania SOCAR, që është operator i platformës së naftës, nuk i ka konfirmuar pretendimet e këtij personi.

XS
SM
MD
LG