Ndërlidhjet

Afganistan: Numri i të vrarëve në Kandahar arriti në 50 vetë


Pamje pas sulmit në Kandahar
Pamje pas sulmit në Kandahar

Ministria e mbrojtjes e Afganistanit thotë se nga sulmi i militanëtve talibanë janë vrarë së paku 50 vetë. Ky sulm u bë kundër bazës së dytë më të madhe ushtarake në qytetin Kandahar.

Në njoftimin e sotëm të Ministrisë së mbrojtjes theksohet se janë vrarë 38 civilë, 10 ushtarë dhe dy policë afganë.

Në mesin e civilëve të vrarë ka edhe femra e fëmijë. Ministria thotë se janë vrarë edhe 11 talibanë, gjatë betejës, e cila ka zgjatur më tepër se 24 orë.

Nuk ka raporte për viktima në mesin e ushtarëve të jashtëm.

Sulmi i talibanëve filloi pardje në mbrëmje.

XS
SM
MD
LG