Ndërlidhjet

Në Moskë arrestohen dhjetëra aktivistë opozitarë


Pamje nga marshi i opozitës në Moskë
Pamje nga marshi i opozitës në Moskë

Lideri i partisë opozitare ruse, Yabloko, është ndaluar nga policia gjatë një tubimi të palejuar në qendër të Moskës, ku po shënohej Dita e Kushtetutës.

Pos tij, janë arrestuar së paku edhe 33 mbështetës të tij.

Lideri Sergei Mitrokhin dhe aktivistët e tjerë u arrestuan sot në sheshin Pushkin të Moskës teksa aktivistët e shoqërisë civile po mbanin një marshim, për të cilin nuk ishte dhënë leja nga autoritetet e qytetit.

Dita e Kushtetutës festohet me rastin e përvjetorit të referendumit të vitit 1993, pas të cilit ishte miratuar kushtetuta aktuale e Rusisë.

Ndryshe nga presidenti Vladimir Putin, aktivistët e shoqërisë civile thonë se Putin me veprimet e tij, në vazhdimësi i ka shkelur të drejtat e garantuara me këtë dokument, duke përfshirë të drejtëm për zgjedhje të demokratike e të drejtën për liri të fjalës.

XS
SM
MD
LG