Ndërlidhjet

SHBA: Sulmuesja me veturë akuzohet për vrasje


Ilustrim
Ilustrim

Prokurorët amerikanë e kanë akuzuar femrën, Lakeisha Nicole Holloway, për vrasje, abuzim të fëmijëve dhe krim, pasi policia tha se ajo me qëllim e ka drejtuar veturën e saj në turmën e këmbësorëve në Las Vegas, me ç’rast e ka vrarë një grua dhe plagosur 35 të tjerë.

E akuzuara Holloway, 24 vjeçare, pritet që sot të paraqitet para gjykatës.

Policia tha se e akuzuara e ka drejtuar makinën e saj në trotoar ku ishin më tepër se 100 vetë, e pastaj ka ikur.

Autoritetet thanë se nga ky sulm me veturë është vrarë një grua 32 vjeçare.

Personat e plagosur, përfshirë tre vetë në gjendje kritike shëndetësore, po trajtohen në spital.

Policia ka njoftuar se vajza trevjeçare e shoferes ishte me të në veturë, por nuk është lënduar.

Sherifi në Las Vegas, Joe Lombardo, ka thënë se nuk beson se përplasja e veturës ishte akt i terrorizmit, por specifikoi se “këtë nuk e përjashton 100%”.

XS
SM
MD
LG