Ndërlidhjet

Ambasada amerikane: Të respektohet vendimi i Kushtetueses


Ilustrim
Ilustrim

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë u ka bërë thirrje të gjitha palëve që të respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Konstatojmë se Gjykata, në mënyrë eksplicite, sqaron se Asociacioni/Bashkësia e komunave me shumicë serbe duhet të krijohet, ashtu siç parasheh Marrëveshja e Brukselit, dhe ofron udhëzime për të siguruar që krijimi i tij të bëhet në kuadër të Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës”, thuhet në deklaratën e ambasadës amerikane në Prishtinë.

Të mërkurën, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka marrë vendim që Asociacioni të themelohet ashtu siç është paraparë me Marrëveshjen e parë të Brukselit, të arritur në prill të vitit 2013, në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Intepretimi i kushtetueshmërisë së Marrëveshjes së 25 gushtit për themelimin e Asociacionit është kërkuar nga presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, më 30 tetor.

Kjo, pasi partitë opozitare në Kosovë kanë penguar punimet e Kuvendit, duke kërkuar nga kryeministri Isa Mustafa që të tërheqë nënshkrimin nga marrëveshja me palën serbe. Sipas opozitës, kjo marrëveshje çon në ndarje të Kosovës.

Lexoni edhe këtë:

Vendimi i Gjykatës çon drejt rinegociimit të marrëveshjes

XS
SM
MD
LG