Ndërlidhjet

Aktori francez do ta luaj rolin e diktatorit Joseph Stalin


Aktori francez, Gerard Depardieu
Aktori francez, Gerard Depardieu

Aktori francez, Gerard Depardieu, është përzgjedhur për ta luajtur rolin e diktatorit sovjetik, Joseph Stalin, në një film që pritet të xhirohet.

Zyrtari për media i aktorit, tha se Depardieu do ta ketë rolin kryesor në filmin sipas romanit të vititt 2013 të autorit francez Jean-Daniel Baltassat, "Le Divan de Staline" (Divani i Stalinit).

Romani ka të bëjë me vitet e 50-ta përkatësisht me një artist të ri që autorizohet për ta punuar monumentin e Stalinit e që përballet me kontroll nga Shërbimi sekret KGB.

Filmi do të drejtohet nga aktorja franceze Fanny Ardant dhe do të gjirohet nga një kompani franko-portugeze.

Depardieu, 67 vjeçar, e ka marrë shtetësinë ruse në 2013-ten. Shtetësia i është dhënë me dekret presidencial pasi ai publikisht i kishte kritikuar taksat e larta të Francës.

Në intervistat që i ka dhënë gjatë këtij viti, presidentin autoritar të Bjellorusisë, Alyaksandr Lukashenko, ai e ka cilësuar si “njëri të mirë” ndërsa amerikanët i ka përshkruar si “njerëz që në vazhdimësi i kanë shkatërruar të tjerët”.

XS
SM
MD
LG