Ndërlidhjet

Shpërthim i madh në qendër të Kabulit


Ilustrim
Ilustrim

Policia afgane ka njoftuar se një shpërthim i madh është dëgjuar në qendër të Kabulit të premten, në afërsi të një pjese ku ka ndërtesa të ambasadave, ndërtesa qeveritare e restorante.

Zyrtarët afganë dhe mediat e atjeshme thonë se sulmi ka ndodhur në një restoran që frekuentohet nga nga të huajt.

AFP e ka cituar zëdhënësin e Ministrisë së Brendshme afgane, Sediq Sediqqi të ketë thënë se “shpërthimi ka ndodhur në lagjen Qala-e-Fathullah të Kabulit dhe me sa duket një restorant ka qenë në shënjestër”.

Nuk ka informacione për viktima në njerëz apo dëme materiale.

Mediat afgane thonë se një i dyshuar, i veshur me uniformë të forcave afgane të sigurisë, është arrestuar.

Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

XS
SM
MD
LG