Ndërlidhjet

Jahjaga uron Krishtlindjet Ortodokse


Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, i ka uruar Krishtlindjet Ortodokse shkëlqesisë së tij, Peshkopit të Rashkës dhe Prizrenit, Teodosije, si dhe të gjithë besimtarëve ortodoksë, të cilët sot e festojnë festën e Krishtlindjeve, sipas kalendarit julian.

"Uroj që këtë festë më të gëzuar kristiane, ta festojmë në paqe, shëndet, lumturi dhe respekt të ndërsjellë, që familjet tona të jenë të bekuara me fëmijë dhe që me shumë dashuri e harmoni ta ndërtojmë Kosovën tonë të përbashkët".

"Nata e Krishtlindjeve dhe Krishtlindja le të na sjellin ngrohtësinë dhe lumturinë në çdo shtëpi dhe le të na kujtojnë lindjen e Jezu Krishtit. Festat e Krishtlindjeve e kthejnë ndjenjën e bashkimit dhe faljes dhe na kujtojnë të gjithëve që në vete mbajmë dashuri, lumturi, mirëkuptim dhe tolerancë", thuhet pos tjerash në urimin e presidentes Jahjaga.

XS
SM
MD
LG