Ndërlidhjet

Mogherini: Sanksionet ndaj Iranit mund të hiqen shpejt


Shefja për Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini
Shefja për Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini

Shefja për Politikë të Jashtme e Bashkimit Evropian, tha sot se pret që sanksionet ekonomike ndaj Iranit të hiqen sa më shpejt.

Irani dhe fuqitë botërore janë dakorduar për një marrëveshje historike bërthamore në muajin korrik të vitit të kaluar, për ta kufizuar pasurimin e uraniumit në Iran, në këmbim të heqjes së sanksioneve ekonomike,

Federica Mogherini, duke folur para gazetarëve në Pragë, tha se ende nuk është vendosur datë për heqjen e sanksioneve, por sipas saj “zbatimi i marrëveshjes po ecë mirë”.

Mogherini pas një takimi me Ministrin e Jashtëm çek, Lubomir Zaoralek, ka thënë se është e rëndësishme që të veprohet “ashtu siç duhet” për të gjithë hapat që janë dakorduar.

Por, ajo tha se “gjërat janë duke shkuar mirë” dhe se sanksionet mund të hiqen “mjaft shpejt”.

XS
SM
MD
LG