Ndërlidhjet

Policia ukrainase gjobit bashkëshorten e kryeministrit


Kryeministri i Ukrainës, Arseniy Yatsenyuk
Kryeministri i Ukrainës, Arseniy Yatsenyuk

Policia e trafikut në Kiev e ka gjobitur bashkëshorten e kryeministrit ukrainas, Arseniy Yatsenyuk, Terezia Yatsenyuk, për shkak se e njëjta ka biseduar në telefon teksa po e voziste makinën.

Mediet në Ukrainë thonë se gruaja e kryeministrit është gjobitur të mërkurën dhe e ka paguar shumën në vlerë prej 17 dollarësh.

Polici i cili e ka shkruar gjobën për gruan e kryeministrit, nuk ka pranuar të flas në lidhje me rastin.

Rasti ka zgjuar kurreshtejn e medieve për shkak se policia, thuajse në të gjitha ish-republikat sovjetike, i shmangin dhe nuk i ndalojnë makinat që drejtohen nga të afërmit e zyrtarëve të lartë të qeverisë.

Forcat policore në Ukrainë iu janë nënshtruar reformave që nga përmbysja e presidentit pro-rus, Viktor Yanukovych, në shkurt të vitit 2014.

Eka Zguladze, ish-mbikqyrëse e reformave në polici nga viti 2006 deri në vitin 2012 është aktualisht zëvendësministre e brendshme e Ukrainës.

XS
SM
MD
LG