Ndërlidhjet

SHBA: Michael Bloomberg ndoshta do të garojë për president


Michael Bloomberg
Michael Bloomberg

Në një zhvillim i cili mund ta lëkundë garën për president të Shteteve të Bashkuara, magnati dhe ish-prefekti i Nju Jorkut, Michael Bloomberg, tha se ndoshta do të garojë si kandidat i pavarur.

Zoti Bloomberg, i cili konsiderohet se është pragmatik dhe centrist, i tha dje gazetës londineze, Financial Times, se “po i shikon të gjitha opsionet” dhe i ka kritikuar kandidatët që tashmë po garojnë për president amerikan.

“Konstatoj se niveli i paraqitjes dhe diskutimit është në mënyrë shqetësuese banal dhe i dhunshëm dhe fyerje për votuesit”, tha Bloomberg, duke shtuar se amerikanët meritojnë “shumë më mirë”.

E përditshmja Nju Jork Tajms ka raportuar muajin e kaluar, se Michael Bloomberg ka kërkuar nga këshilltarët që t’i përpilojnë planet për kandidaturë të pavarur presidenciale, me ç’rast mund të shpenzoj 1 miliard dollarë të pasurisë së tij, që vlerësohet se është 40 miliardë dollarë.

XS
SM
MD
LG