Ndërlidhjet

Stoltenberg: Rusia po destabilizon Evropën


Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se Rusia është duke destabilizuar Evropën dhe se retorika e Moskës për fuqinë e saj bërthamore ka për qëllim të frikësojë fqinjët e saj.

Duke folur në Konferencën e Sigurisë në Mynih, Stoltenberg ka thënë se NATO nuk do “konfrontim me Rusinë” apo Luftë të re të Ftohtë, porse përgjigjja duhet të jetë e fuqishme.

Ai ka thënë se vendimi i NATO-s për të forcuar mbrojtjen në krahun e saj lindor nuk synon të nisë luftë, por të parandalojë luftë.

Stoltenberg po ashtu ka thënë se deklaratat e Moskës për fuqinë e saj bërthamore janë shqetësuese.

Ai ka thënë se askush nuk duhet të mendojë se armatimi bërthamor mund të përdoret në një luftë konvencionale.

Rusia ka pushtuar dhe ka marrë kontrollin e Krimesë nga Ukraina në vitin 2014.

Ajo po ashtu vazhdon t’iu japë mbështetje separatistëve pro-rusë në lindje të Ukrainës.

XS
SM
MD
LG