Ndërlidhjet

Avionët turq bombardojnë caqet kurde në Irak


Ilustrim
Ilustrim

Turqia ka bërë të ditur se avionët e saj luftarakë kanë bombarduar pozicionet kurde në kufi me Irakun.

Aksioni pason një sulm vdekjeprurës që ka ndodhur të mërkurën mbrëma në Ankara, duke vrarë 28 persona dhe plagosur dhjetëra të tjerë.

Ushtria turke ka thënë se avionët e saj kanë sulmuar zonën Haftanin, duke goditur një grup prej 60-70 rebelësh nga Partia e Punëtorëve të Kurdistanit.

Kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu, ka thënë se nëntë njerëz janë arrestuar në lidhje me sulmin në Ankara.

Sipas Davutoglut, sulmi është kryer nga rebelët kurdë të Sirisë, në bashkëpunim me rebelët nga Partia e Punëtorëve të Kurdistanit në Turqi.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erodgan, i cili ka anuluar një udhëtim të planifikuar për sot në Azerbajxhan, ka thënë se Turqia “nuk do të struket dhe do të përdorë të drejtën e saj për vetëmbrojtje në çdo kohë, në çdo vend dhe në çdo rast”.

XS
SM
MD
LG