Ndërlidhjet

OSBE zgjat edhe një vit misionin në Ukrainë


Kiev, Ukrainë
Kiev, Ukrainë

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) ka zgjatur misionin e saj monitorues në Ukrainë edhe një vit, përkatësisht deri në fund të marsit 2017.

Ministri i Jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier, vendi i të cilit kryeson aktualisht OSBE-në, ka thënë se armëpushimi në lindje të Ukrainës “është ende i brishtë".

Steinmeier po ashtu është ankuar se monitoruesit e OSBE-së “nuk kanë qasje të plotë në gjithë zonën e konfliktit”.

“Afro 700 monitorues nga 46 shtete pjesëmarrëse të OSBE-së punojnë çdo ditë për të na siguruar të dhëna objektive në lidhje me armëpushimin dhe tërheqjen e armëve në lindje të Ukrainës”, ka thënë Steinmeier.

Ai u ka bërë thirrje të gjitha palëve në konflikt që t’iu përmbahen kushteve të Marrëveshjes për Paqe të Minskut.

Mbi 9,000 njerëz janë vrarë prejse ka shpërthyer konflikti midis forcave qeveritare dhe separatistëve pro-rusë në lindje të Ukrainës, në prill të vitit 2014.

XS
SM
MD
LG