Ndërlidhjet

Baily: Maqedonia po ecën drejt kapërcimit të krizës politike


Ambasadori amerikan në Maqedoni Jess Baily
Ambasadori amerikan në Maqedoni Jess Baily

“Nëse të gjithë i ndjekin rregullat e lojës atëherë besoj se zgjedhjet më 5 qershor mund të jenë kredibile dhe me këtë vendi do të ecën drejt kapërcimit të krizës politike” është shprehur sot në Shkup, ambasadori i SHBA-ve në Maqedoni, Jess Baily, pas arritjes së marrëveshjes për shtyrjen e datës së zgjedhjeve.

Duke u përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, se çka nëse njëra nga partitë i bojkoton zgjedhje, ai tha se qëndrimi i tyre është se të gjitha partitë duhet të marrin pjesë në zgjedhje.

Ambasadori amerikan në Shkup, Jess Baily, ka theksuar se reformat në eterin mediatik dhe liria e mediumeve janë me shumë prioritet dhe me rëndësi të madhe për zgjedhjet.

“Reformat e mediave mbeten pjesë e rëndësishme, jo vetëm e procesit zgjedhor, por edhe e reformave të kërkuara nga BE-ja” ka theksuar Baily.

XS
SM
MD
LG