Ndërlidhjet

Afganistan: Nga dy sulme vetëvrasëse – 19 të vrarë


Pamje pas sulmit të sotëm vetëvrasës në Kabul
Pamje pas sulmit të sotëm vetëvrasës në Kabul

Nga dy sulme vetëvrasëse në Afganistan janë vrarë së paku 19 vetë dhe plagosur dhjetëra të tjerë.

Së paku 10 vetë janë vrarë, përfshirë një komandant ushtarak afgan, dhe afro 40 të tjerë janë plagosur, nësulmin vetëvrasës afër kufirit të Afganistanit me Pakistanin.

Guvernatori Wahidullah Kalimzai, tha se shumica e viktimave të sulmit të sotëm në provincën Kunar, ishin “civilë dhe fëmijë”.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm, cak i dukshëm i të cilit ishte komandanti i milicisë, Haji Khan Jan, i cili u vra.

Ky person ishte i përfshirë në një numër të operacioneve kundër talibanëve në rajonin e tij gjatë vitit të kaluar.

Një tjetër sulm vetëvrasës ndodhi sot në kryeqytetin Kabul, me ç’rast u vranë së paku 9 vetë dhe u plagosën 13 të tjerë. Sulmi ndodhi afër Ministrisë së mbrojtjes, ka njoftuar policia.

Për këtë sulm në Kabul përgjegjësinë e kanë marrë talibanët.

XS
SM
MD
LG