Ndërlidhjet

Këtë muaj vendoset data dhe vendi i shenjtërimit të Nënës Terezë


Ilustrim
Ilustrim

Papa Françesku do të kryesojë një takim më 15 mars për kanonizimin e Nënës Terezë. Vatikani bën të ditur se në këtë takim pritet të caktohet data dhe vendi për shpalljen e Nënës Tereze katolike të shenjtë.

Papa Françesku ka miratuar në muajin dhjetor një dekret për njohjen e një mrekullie, që i atribuohet ndërmjetësimit të saj me Perëndinë.

Por, i ashtuquajturi proces i kanonizimit duhet të finalizohet me një shërbim fertar.

Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, që më pas është bërë e njohur në gjithë botën si Nënë Tereza, ka lindur në Shkup, më 26 gusht, 1910, në një familje me prejardhje nga Prizreni.

Ajo ka fituar Çmimin Nobel për Paqe më 1979. Më 5 shtator, 1997, Nënë Tereza ka ndërruar jetë në Kalkuta të Indisë.

XS
SM
MD
LG