Ndërlidhjet

Ban: Dënimi i Karaxhiqit - “një ditë historike” për drejtësinë


Ban Ki-moon
Ban Ki-moon

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, e ka përshëndetur dënimin e sotëm për gjenocid të ish-liderit serb të Bosnjës, Radovan Karaxhiq, si “një ditë historike për drejtësinë penale ndërkombëtare”.

Tribunali Ndërkombëtar për Krime të Luftës në Hagë sot e ka dënuar Radovan Karaxhiqin me 40 vjet burg, pasi e shpalli fajtor për krime kundër njerëzimit, gjenocid në Srebrenicë dhe krime lufte, gjatë luftës në Bosnjë, në periudhën 1992-95, raporton AFP nga Kombet e Bashkuara.

“Ky vendim dërgon sinjal të fuqishëm te të gjithë ata në pozita me përgjegjësi se ata do të mbahen përgjegjës për aksionet e tyre dhe tregon se të akuzuarit nuk mund t’i ikin përkushtimit kolektiv të komunitetit ndërkombëtar për të qenë të sigurt se ata do të ballafaqohen me drejtësi në harmoni me ligjin”, thuhet në deklaratën e Ban Ki-moonit.

XS
SM
MD
LG