Ndërlidhjet

Ndërron jetë ish-ministri i jashtëm gjerman, Hans-Dietrich Genscher


Hans-Dietrich Genscher
Hans-Dietrich Genscher

Ish-ministri i jashtëm gjerman, Hans-Dietrich Genscher ka ndërruar jetë në moshën 89 vjeçare, ka njoftuar sot zyra e tij.

Si ministri i jashtëm me më së shumti vite përvojë në atë pozitë, Genscher ka luajtur një rol kyç në ngjarjet që kanë pasuar rrëzimin e murit të Berlinit në vitin 1989, e poashtu rrëzimin e sundimit komunist përgjatë Evropës Qendore dhe Lindore.

I lindur në qytetin lindor gjerman Halle, Genscher shërbeu si ministër i jashtëm për më shumë se dy dekada, që nga viti 1992, duke u bërë një prej politikanëve më të njohur gjermanë.

Ai ndërroi jetë pas problemeve kardiovaskulare, thuhet në njoftimin e zyrës së tij.

XS
SM
MD
LG