Ndërlidhjet

Ka shënuar rënie numri i migrantëve nga Turqia në Greqi


Migrantët në një rrugë të ishullit Kios në Greqi
Migrantët në një rrugë të ishullit Kios në Greqi

Numri i migrantëve që arrijnë në Greqi nga Turqia, ka shënuar rënie në 24 orët e fundit, vetëm dy ditë pasi autoritetet e Greqisë filluan t’i kthejnë migrantët në Turqi, sipas marrëveshjes me Bashkimin Evropian.

Autoritetet greke thanë sot se 68 migrantë kanë arritur në Greqi në 24 orët e fundit, ndërsa një ditë më parë ky numër ishte 225.

Megjithatë, është e paqartë nëse kjo rënie është direkt e ndërlidhur me marrëveshjen Turqi – BE për migrantë.

Pardje janë kthyer 202 migrantë nga Greqia në Turqi, në valën e parë të dëbimeve sipas marrëveshjes Turqi – Greqi, e cila është kritikuar nga grupet për të drejtat e njeriut.

Autoritetet e Greqisë vlerësojnë se afro 53 mijë migrantë janë të bllokuar në këtë vend.

XS
SM
MD
LG