Ndërlidhjet

Kerry në vizitë të paparalajmëruar në Afganistan


Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka bërë të shtunën një udhëtim të paparalajmëruar në Afganistan.

Vizita e tij vjen në kohën e konflikteve politike brenda Qeverisë afgane të unitetit, që udhëheq presidenti Ashraf Ghani dhe shefi ekzekutiv, Abdullah Abdullah.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, John Kirby, ka thënë se Kerry do të theksojë mbështetjen e SHBA-së për qeverinë dhe forcat e saj të sigurisë, të cilat luftojnë kundër talibanëve.

Forcat amerikane në Afganistan pritet gati të përgjysmohen në 5,500 në fillim të vitit 2017, nga 9,800 sa janë aktualisht.

Marrëveshja për qeverinë e unitetit skadon në tetor, kur edhe pritet të mbahen zgjedhjet parlamentare, edhe pse shumë vëzhgues besojnë se votimet do të shtyhen në pranverën e ardhshme, pasi reformat e premtuara zgjedhore nuk janë zbatuar.

Sipas marrëveshjes, roli i Abdullahut si shef ekzekutiv do të transformohet në atë të kryeministrit pas zgjedhjeve.

Kerry pritet të takojë në Kabul edhe Ghanin, edhe Abdullahun.

XS
SM
MD
LG