Ndërlidhjet

Irani do të kërkojë nga SHBA qasje në sistemin global financiar


Zarif dhe Mogherini në Tehran
Zarif dhe Mogherini në Tehran

Irani është zotuar se do të bëjë presion në Uashingtonin, në përpjekjet për të pasur qasje në sistemin global financiar.

Në janar, fuqitë botërore, të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara dhe BE-ja, larguan shumicën e sanksioneve ndaj Iranit, në këmbim të ndaljes së programit të tij bërthamor.

Por, disa sanksione amerikane ende mbesin dhe bankat ende e kanë të ndaluar që të bëjnë biznes me Iranin, pasi Uashingtoni vazhdon ta akuzojë Teheranin për përkrahje të terrorizmit.

“Irani definitivisht do të bëjë presion në Shtetet e Bashkuara për të hapur një rrugë bashkëpunimi të bankave jo-amerikane me Iranin”, ka thënë ministri i Jashtëm i Iranit, Mohammad Javad Zarif, gjatë një konference për media, gjatë vizitës së shefes për Politikë të Jashtme tëBE-së, Federica Mogherini.

Teherani në vazhdimësika kritikuar Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian për ngujim të Iranit nga sistemi financiar ndërkombëtar, pavarësisht marrëveshjes bërthamore të vitit të kaluar.

Mogherini, nga ana tjetër, tha se BE-ja do ta mirëpriste ‘bashkëpunimin’ e sistemit të vet bankar me Iranin, duke shtuar se kjo do të ishte një bazë e mirë për bashkëpunim ekonomik.

XS
SM
MD
LG