Ndërlidhjet

Votojnë serbët e Kosovës

Në mjediset e banuara me pjesëtarë të komunitetit serb në Kosovë, të dielën janë mbajtur votimet për zgjedhjet parlamentare të Serbisë. Materialin zgjedhor nga Serbia e ka sjellë misioni i OSBE-së, nën përcjelljen e Policisë së Kosovës. Sipas njoftimeve zyrtare, janë hapur 90 qendra votimi dhe disa vendvotime në 21 lokacione. Bazuar në listën që ka prezantuar Komisioni Zgjedhor i Serbisë, në Kosovë janë të regjistruar si votues 106.094 veta. Zgjedhjet parlamentare të Serbisë tashmë janë praktikuar të mbahen në Kosovë dhe bazohen në të drejtën e shtetësisë së dyfishtë të serbëve të Kosovës.

XS
SM
MD
LG