Ndërlidhjet

Rrëmbehet një anëtar i partisë opozitare ruse PARNAS


Mikhail Konev - Aktivisti i PARNAS
Mikhail Konev - Aktivisti i PARNAS

Kryetari i partisë opozitare ruse, PARNAS, Mikhail Kasyanov, ka thënë një se anëtar i lartë i kësaj partie është rrëmbyer nga tre burra të panjohur në Moskë.

Kasyanov ka shkruar sot në faqen e tij në Facebook se anëtari i rrëmbyer i partisë, Mikhail Konev, është kryetar i degës rinore të PARNAS.

Sipas tij, Konev ishte marrë dhunshëm në një veturë, në kohën kur po dilte nga ndërtesa e një komisioni ushtarak në Moskë.

Ai gjithashtu postoi një fotografi të veturës së rrëmbyesve në Facebook. Kasyanov tha se partia e tij kërkon një hetim të menjëherëshëm të zhdukjes së Konevit dhe u ka bërë thirrje autoriteteve që ta sigurojnë lirimin e menjëhershëm të tij.

XS
SM
MD
LG