Ndërlidhjet

Shpërthim në Gaziantep, një polic i vrarë


Ilustrim
Ilustrim

Një polic është vrarë dhe 13 të tjerë janë plagosur sot si pasojë e një shpërthimi në afërsi të një stacioni policor në qytetin turk të Gaziantepit.

Agjencia e lajmeve Dogan thotë se shpërthimi me gjasë është shkaktuar nga një veturë bombë.

Ndërsa, CNN-i turk ka treguar pjesë të veturës së shkatërruar në afërsi të stacionit, e po ashtu edhe disa ambulanta dhe kamionë të zjarrfiksëve.

Guvernatori i rajonit të Gaziantepit, Ali Yerlikaya, është cituar nga mediat turke të ketë thënë se nëntë nga të plagosurit janë zyrtarë policorë.

Shpërthimi u dëgjua disa kilometra larg.

Qyteti jugor i Gaziantepit ndodhet në kufi me territorin sirian të kontrolluar nga Shteti Islamik.

XS
SM
MD
LG