Ndërlidhjet

OBSH: Guinea e pastër nga virusi Ebola


Ilustrim
Ilustrim

Guinea e ka shënuar fundin e transmetimit të virusit Ebola, njofton Organizata Botërore e Shëndetësisë. Ky shtet konsiderohej epiqendër e përhapjes më të madhe të virusit në fjalë.

Deklarimi është bërë pasi rasti i fundit në Guinea me këtë virus është testuar negativ brenda 42 ditësh.

Guinea tash e fillon periudhën 90 ditore të vëzhgimit të shtuar me qëllim të identifikimit të shpejtë të rasteve të reja, që më pas ato të mos e përhapin virusin te të tjerët.

Derisa virusi Ebola mbetët aktiv për muaj të tërë në disa lëngje trupore, paralajmërimi i OBSH-së për përhapjen e virusit mbetët në fuqi.

XS
SM
MD
LG