Ndërlidhjet

Qeveria vendos që rruga Gjilan-Ferizaj të emërtohet, “Beau Biden”


Qeveria e Kosovës
Qeveria e Kosovës

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që rruga nacionale Gjilan-Ferizaj të mbajë emrin “Beau Biden”, emër ky i birit të ndjerë të zëvendëspresidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se emërtimi i kësaj rruge shumë të rëndësishme të Kosovës me emrin e Beau Biden, është diskutuar në të gjitha nivelet dhe është një disponim i përgjithshëm që përmes këtij vendimi të tregohet falënderimi dhe mirënjohja e Republikës së Kosovës për të gjithë ata që kanë kontribuar në ndërtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës, veçmas për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Beau Biden është biri i burrështetasit amerikan Joe Biden, zëvendëspresident i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, një mik i madh i Kosovës, i cili me punën e tij, bashkë me Presidentin e SHBA-ve, Barack Obama, në mënyrë të vazhdueshme ka kontribuuar në shtetndërtimin e Kosovës, në zhvillimin e përgjithshëm, në forcimin dhe sigurinë e paqes në rajon. Kjo e bën Familjen Biden mike të vërtetë dhe të përhershme të Kosovës”, ka thënë Mustafa.

XS
SM
MD
LG