Ndërlidhjet

Thomas Kent – president i ri i Radios Evropa e Lirë


Radio Evropa e Lirë, Pragë
Radio Evropa e Lirë, Pragë

President i ri i Radios Evropa e Lirë/Radio Liria është emëruar Thomas Kent, i cili për një kohë të gjatë ishte gazetar i agjencisë Associated Press.

Gjatë shpalljes së këtij emërimi, kryesuesi i Bordit të Drejtorëve të Radios Evropa e Lirë, Jeff Shell, tha se ai “ishte zgjdhur në një proces seleksionues konkurrues nga një sferë e kandidatëve të fuqishëm dhe Radio Evropa e Lirë/Radio Liria do të ketë përfitim të madh nga një lider i tillë i jashtëzakonshëm”.

Mëtutje, zoti Shell, që është edhe kryesues i Bordit të Guvernatorëve të Transmetimit (BBG), ka theksuar se përvoja e zotit Kent “në zgjerimin digjital dhe lidershipi i tij i stilit bashkëpunues është në linjë me vizionin e BBG-së për Media ndërkombëtare të Shteteve të Bashkuara që janë unike dhe inovative”.

Thomas Kent tha se “është i nderuar që do ta udhëheq Radion Evropa e Lirë/Radio Liria”.

Ai e fillon punën më 27 qershor.

XS
SM
MD
LG