Ndërlidhjet

Trump ngurtëson qëndrimin ndaj myslimanëve


Kandidati republikan për president të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.
Kandidati republikan për president të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Kandidati republikan për president të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka ngurtësuar pozicionin e tij kundër lejimit të myslimanëve në SHBA.

Ai ka thënë se nëse zgjidhet president, do t’iu ndalonte hyrjen njerëzve nga Afganistani, Pakistani dhe Siria.

Në një fjalim për sigurinë kombëtare, Trump ka thënë se do të përdorte autoritetin ekzekutiv të presidencës për të ndaluar përkohësisht hyrjen e myslimanëve nga vendet “ku ka histori të terrorizmit kundër Shteteve të Bashkuara, Evropës dhe aleatëve, derisa të mësohet se si t’iu jepet fund këtyre kërcënimeve”.

Komentet e tij vijnë pas sulmit të së dielës në një klub të homoseksualëve në Orlando të SHBA-së, ku një shtetas amerikan, me prejardhje nga Afganistani, ka vrarë 49 veta, përpara se të vritej nga policia.

Sulmuesi Omar Mateen, 29 vjeç, ka shprehur besnikëri ndaj grupit militant Shteti Islamik.

Lexoni edhe këtë:

Sulmi në Orlando: Të ndalohen armët apo myslimanët në SHBA?

XS
SM
MD
LG