Ndërlidhjet

Numri i viktimave në Itali shkon në 22 të vrarë


Pamje nga aksidenti i trenave në Itali
Pamje nga aksidenti i trenave në Itali

Së paku 22 persona e kanë humbur jetën në Italinë jugore kur dy trena pasagjerësh janë përplasur kokë më kokë.

35 persona të tjerë janë lënduar, prej të cilëve 18 janë në gjëndje të rëndë pas përplasjes së trenave që udhëtonin në afërsi të qytetit Bari.

Autoritetet thonë se shumica e pasagjerëve kanë qenë studentë që ishin rrugës për në Universitetin e Barit, ndërsa të tjerët ishin në rrugë për në aeroportin e qytetit.

Hetuesit thonë se së paku një nga trenat ka qenë duke ecur shumë shpejtë, ndërsa përplasja mund të jetë pasojë e gabimit njerëzor.

Kryeministri Matteo Renzi ka thënë se Italia do e gjej patjetër sakt atë që ndodhi.

XS
SM
MD
LG