Ndërlidhjet

Tim Kaine, përzgjedhja e Clinton për zëvendëspresident


Hillary Clinton se bashku me Tim Kaine
Hillary Clinton se bashku me Tim Kaine

Kandidatja demokrate për president të SHBA-ve, Hillary Clinton e ka emëruar Senatorin nga shteti i Virginias, Tim Kaine, si kandidatin e saj për zëvendëspresident, duke e shtuar kështu një zë të fuqishëm në fushatën e saj në raport me marrëdhëniet me jashtë dhe cështjet ushtarake.

Clinton e ka përshkruar Kaine si “person që ia ka kushtuar jetën e tij të tjerëve”, përmes njoftimit të bërë në “Twitter”, më 22 korrik.

Kaine është gjithashtu ish guvernator i Virginias, një shtet ku asnjëra prej partive nuk e konsideron bastion të vetin dhe për këtë arsye përzgjedhja e Clinton konsiderohet me rëndësi në garën kundër rivalit Donald Trump, kandidati i republikanëve.

Kaine ndërkaq në profiling e tij në “Twitter” ka shkruar: “Jam i nderuar që të bëhem bashkkandidat i saj”.

Paraqitja e tyre e parë e përbashkët pritet të bëhet sot gjatë një mitingu në Miami.

Me këtë përzgjedhje, Clinton i është kthyer vëmendjes së mediave, një ditë pasi Trump e ka mbajtur fjalimin përmes së cilit e pranon nominimin e republikanëve, përmes së cilit ai e ka akuzuar Clinton se ka kryer “krime të tmerrshme”.

58 vjeçari Kaine, flet spanjisht, ndërsa në Senat është aktiv në temat që kanë të bëjnë me politikën e jashtme dhe çështjet ushtarake.

XS
SM
MD
LG