Ndërlidhjet

Vriten 6 ushtarë ukrainas


Ilustrim
Ilustrim

Gjashtë ushtarë ukrainasë janë vrarë gjatë 24 orëve të fundit në luftimet kundër separatistëve në pjesën lindore të Ukrainës.

Oleksandr Motuzianik, zëdhënës ushtarak për presidentin Petro Poroshenko, e ka bërë të ditur lajmin më 24 korrik duke shtuar se 13 ushtarë të tjerë janë lënduar.

Ai nuk ka dhënë detaje të tjera, por qendra për media e operacioni ukrainas kundër terrorizmit ka thënë sot se forcat e shtetit janë sulmuar 77 herë gjatë 24 orëve të fundit. Sulmet më të rënda sipas kësaj qendre janë bërë në zonën e Mariupolit.

Sipas Kombeve të Bashkuara, mbi 9400 perona janë vrarë prejse kanë nisur luftimet në pjesën lindore të Ukrainës në vitin 2014.

XS
SM
MD
LG