Ndërlidhjet

Londinezëve iu kërkohet të jenë të qetë pas sulmit me thikë 


Pamje nga sheshi "Russell" i Londrës ku ndodhi sulmi me thikë
Pamje nga sheshi "Russell" i Londrës ku ndodhi sulmi me thikë

Kryetari i Londrës, Sadiq Khan i ka kërkuar publikut që të rri i “qetë dhe vigjilent” pas sulmit vrasës me thikë në qendër të kryeqytetit britanik.

Një grua është vrarë dhe pesë të tjerë janë lënduar në sulmin që ka ndodhur në sheshin “Russell” mbrëmjen e 3 gushtit.

Nuk janë dhënë detaje për gjendjen e personave të tjerë të lënduar gjatë sulmit.

Një 19 vjeçar është arrestuar në vendin e ngjarjes si i dyshuar për sulmin.

Policia thotë se hetimet e para tregojnë se shëndeti mendor mund të ketë luajtur rol të rëndësishëm në kryerjen e sulmit, ndonëse nuk e ka përjashtuar terrorizmin.

Khan ka thënë se policia po bën “punë jashtëzakonisht të vështirë” dhe se siguria e londinezëve është “prioriteti numër një”.

Një prani e madhe e policisë është vendosur në zonën ku është kryer sulmi, që gjendet afër Muzeut Britanik dhe Universitetit të Londrës.

XS
SM
MD
LG