Ndërlidhjet

Zvarritet procesi i dëmshpërblimit të familjeve të përmbytura


Banorët në viset e përmbyturra në rrethinën e Shkupit, Hasanbeg, Haraqinë, Stajkovc, Stracincë, thonë se sanimi i dëmeve nga vërshimet po bëhet shumë ngadalë, ndërkohë që mjetet të cilat ua ka premtuar Qeveria e Maqedonisë nuk kanë arritur deri te të gjithë.

“Po akoma jemi në pritje që të na ndihmojë ndokush. Në këtë shtëpi nuk mund të jetohet në këtë gjendje që është katandisur, se besoj se ndokush do të vendoste që t'i fus fëmijët e vet të jetojnë në të. Para akoma s'kemi marrë nga shteti sepse shtëpinë e ndajmë tre familje kurse ata (ekipet e vlerësimit nga qeveria) e llogarisin si një shtëpi të vetme edhe pse ne jetojmë në tre hyrje të ndara”, thotë Mexhit Asani.

Nga ana tjetër, Damjan Risteski thotë se tani po afrohet dimri dhe nëse mjetet nuk arrijnë me kohë atëherë do të jetë shumë i vështirë sanimi i dëmeve në tetor dhe nëntor, kur koha gjatë kësaj periudhe edhe ashtu është me shumë lagështi.

“Asnjë hërë në jetë nuk kam qenë në gjendje më të rëndë, kemi marrë vetëm 500 euro si ndihmë fillestare, ato nuk mjaftojnë as për nevojat elementare për familjen time e cila është shkapërderdhur gjithandej tek familjarët. Unë çdo ditë duhet të paraqitem në vendin e punës, ndërkohë nuk kam ku flej ku të pastohem”, thotë Damjani.

Por, autoritetet qeveritare thonë se kompenzimi dëmeve për të gjitha familjet, rreth 5 mijë, aq sa pësuan nga vërshimet ka të bëjë me problemet e shumta që kanë hasur në teren ekipet e vlerësimit për shkak të mos përputhjes së të dhënave andaj çështjen për zgjidhje e kanë transferuar tek noterët.

“Vendosëm që këtë poblem ta zgjidhim përmes dhënies së deklaratës në noterë. Ministria e Drejtësisë për momentin organizon disa zyra të noterëve ku qytetarët falas i japin deklaratat e tyre se ata janë personat që janë prezantuar dhe mendoj se shumën e parë më së voni deri në fund të javës së ardhshme do ta marrin të gjithë qytetarët”, ka deklaruar zëvendëskryeministri, Vladimir Peshevski duke njoftuar se deri më tani 1 mijë e 900 familje kanë marrë ndihmat para prej 500 euove.

Por, ekspertët juridik thonë se vërshimet kanë nxjerë në pah anomalitë e shumta gjatë ndërtimeve jo vetëm në vistet jourbane, por edhe projektet e mëdha siç është Qarkorja e Shkupit ku humbën jetëm numër i madh i viktimave nga vërshimet në gusht të këtij viti.

Osman Kadriu për Radion Evropa e Lirë, sqaron se qytetarët pavarësisht se një pjesë e madhe e tyre u janë dëmtuar shtëpitë epalegalizuara ose ponësi të padefinuar ata mund të ngrejnë padi ndaj shtetit nëse me kohë nuk marin kompenzimin që u takon.

“Shteti dhe institucionet konkrete në asnjë mënyrë nuk duhet të lëshohen në atë se familjet e dëmtuara disponojnë ose jo me fletëpronësi, sepse në rastin konkret nuk trajtohen çështjet e karakterit civilo-juridik. Tani kemi të bëjmë me rast kur qyetarë të caktuar paraqiten si palë e dëmtuar dhe sheti në këtë rast duhet të ndërmerr të gjitha masat për kompenzimin e dëmeve në një afat sa më të shkurtër kohor dhe aspak nuk duhet të futet në atë se është ose jo e vërtetuar përkatësisht është ose jo e dëfinuar çështja e pronësisë”, thotë Kadriu.

Nga qyteti i Shkupit kanë njoftuar se është bërë pastrimi i 95 për qind të shtëpive të vërshuara, ndërkohë që punohet në sanimin e rrugëve duke u shtruar me asfalt të ri.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG