Ndërlidhjet

Hungaria "duhet të përjashtohet nga BE-ja"


Ilustrim
Ilustrim

Ministri i Jashtëm i Lukesenburgut ka thënë se Hungaria duhet të përjashtohet nga Bashkimi Evropian, për shkak të qasjes në çështjen e refugjatëve por edhe për çështje të tjera.

Komentet e Jean Asselborb bërë për gazetën gjermane Die Ëelt, vijnë disa ditë pasi 27 liderët e BE-së u takuan në Bratisllavë të Sllovakisë, ku u diskutua e ardhmja e bllokut pa Britaninë e Madhe.

Ministri Asselborb tha se BE-ja nuk mund të tolerojë që të shkelen vlerat fundamentale.

“Çdokush si Hungaria, ndërton gardh kundër refugjatëve të cilët po ikin nga lufta ose shkel të lirinë e mediat dhe pavarësinë juridike, duke të përjashtohet përkohësisht dhe nëse është e nevojshme edhe përgjithmonë nga Bashkimi Evropian”, ka thënë ai.

Ai ka thënë e kjo është mënyra e vetme për të “ruajtur kohezionin dhe vlerat e Bashkimit Evropian”.

Asselborn ka thënë se kryeministri hungarez, Viktor Orban po “mbrohet nga të paktën një vend”, por nuk ka dashur që të tregojë se për cilin shtet bëhet fjalë. Ai ka shtuar se do të ishte “e dobishme” që rregullat e BE-së të ndryshohen, me qëllim që suspendimi i një shteti anëtarë të mos kërkojë votë unanime.

Hungaria zëshëm po kundërshton planin e BE-së për të rishpërndarë azilkërkuesit në vendet e bllokut. Vitin e kaluar, Hungaria ndërtoi një gardh me gjemba përgjatë kufirit me Serbinë dhe Kroacinë, me qëllim që të ndalë fluksin e migrantëve.

Ndërkaq, ministri i jashtëm hungarez Peter Szijjarto i është kundërpërgjigjur Asselborn, duke e quajtur atë “një figurë të pavlerë”.

“Ai dëshiron që të përjashtojë Hungarinë nga BE-ja por ai që një kohë e ka përjashtuar veten nga mesi i politikanëve që mund të merren seriozisht”, ka thënë Szijjarto përmes një deklarate për media.

XS
SM
MD
LG