Ndërlidhjet

Studentët dhe menaxhmenti i UP-së kërkojnë nga Kisha lirimin e hapësirës


Protestë para Kishës Ortodokse në Prishtinë
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:01:09 0:00

Protestë para Kishës Ortodokse në Prishtinë

Një grup i studentëve i Universitetit të Prishtinës, kanë protestuar të hënën përpara objektit të Kishës Ortodokse Serbe brenda kampusit të Universitetit të Prishtinës, në kundërshtim të, sic thonë, funksionalizimit të këtij objekti fetar.

Përmes një aksioni simbolik, të leximit të librave, që thonë se e konsiderojnë si “armën e tyre më të fortë”, studentët kanë kërkuar kthimin e pronës, që sipas tyre, i takon Universitetit dhe studentëve.

“Ky aksion tenton ta përçojë mesazhin që kjo tokë është e studentëve, kjo hapësirë i përket studentëve, dhe do të shfrytëzohet nga studentët për nevojat e tyre, e assesi të bëhet funksionalizimi I një objekti i cili tenton të bëhet si Kishë Ortodokse Serbe, me ç’rast cenohet edhe sekularizmi I Universitetit të Prishtinës”, ka thënë Gramos Cërnaveri, një nga studentët protestues.

Aksioni i studentëve të UP-së, pason përplasjen e para dy ditëve me Policinë e Kosovës, kur kjo e fundit nuk lejoi vendosjen e një pankarte në objektin e Kishës në kampusin e UP-së.

Një polic u lëndua dhe një numër i studentëve “u neutralizuan” gjatë përplasjes që ngjalli reagime të shumta.

President i Kosovës, Hashim Thaçi, e cilësoi protestën e studentëve, të ditës së shtunë “të papranueshme”, dhe kërkoo zgjidhjen e cështjes përmes “rrugëve ligjore dhe jo me veprime të njënashme që nxisin urrejtje e dhunë”.

“Çdo objekt fetar në Kosovë është dëshmi e tolerancës dhe dialogut ndërfetar që vazhdojmë t’i kultivojmë dhe me të cilët mburremi të gjithë”, tha presidentit Thaçi.

Objekti i Kishës në kampusin e Universitetit të Prishtinës, u ndërtua gjatë viteve të 90-ta, në kohën e administrimit serb të Kosovës dhe u riaktualizua në vitet e fundit, kur drejtuesit e Kishës Ortodokse Serbe kërkuan funksionalizimin e saj.

Një grup murgjish dhe besimtarësh ortodoks javën e kaluar bënë përpjekje për të pastruar objektin por u ndaluan nga zyrtarët e komunës së Prishtinës që thanë se “punimet nuk mund të kryen pa një leje paraprake nga komuna”.

Objekti i Kishës në kampusin e Universitetit të Prishtinës ka nxitur menaxhmetin e UP-së i cili ka kërkuar nga institucionet e Kosovës që “përmes rrugëve politike dhe juridike të qartësojë situatën duke e kthyer pronën prapa”.

Profesori në Universitetin e Prishtinës, Bekim Lumi, pjesëmarrës në protestën e studentëve, thekson se kjo hapësirë I përket Universitetit të Prishtinës dhe nuk duhet të shfrytëzohet si diçka tjetër.

“Pretendimi ynë I vetëm është se kjo hapësirë u përket studentëve, i përket mësimdhënies dhe se nuk ka vend për politizim dhe fe, ka nevojë vetëm për mësim dhe hapësirë për studentët e këtij Universiteti”, tha Lumi.

Çështja e Kishës Ortodokse “Krishti shpëtimtar” në kampusin e UP-së, që prej vitit 2012 është duke u trajtuar nga gjykata, për të përcaktuar legjitimitetin e pretendimeve të Kishës Ortodokse Serbe dhe Universitetit të Prishtinës për pronësinë. (REL)

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG