Ndërlidhjet

Vazhdojnë luftimet në qytetin e Kunduzit


Kunduz, Afganistan
Kunduz, Afganistan

Luftimet në mes të forcave afgane të sigurisë dhe militantëve talibanë kanë vazhduar për të dytën ditë me radhë në qytetin e Kunduzit.

Zyrtarët kanë thënë sot se luftimet janë duke vazhduar në periferi të Kunduzit por qendra e qytetit është pastruar nga militantët.

Shefi i policisë në Kunduz, Mohammad Qasim Janglabgh ka raportuar se “qindra” militantë dhe tre anëtarë të forcave qeveritare janë vrarë gjatë luftimeve.

Sulmi i talibanëve në këtë qytet vjen përpara se një konferencë ndërkombëtare e donatorëve të nis në Bruksel më vonë gjatë ditës së sotme, ku partnerët ndërkombëtar të Afganistanit do të diskutojnë për ndihmën për shtetin afgan.

XS
SM
MD
LG