Ndërlidhjet

Putin do të vizitojë Turqinë më 10 tetor


Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

Një ndihmës i presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, tha se ky i fundit do të vizitojë Turqinë më 10 tetor, për bisedime me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan.

Yury Ushakov tha se Putin do të flasë edhe në Kongresin Botëror të Energjisë në Stamboll.

Ky kongres do të zhvillojë punimet nga 9 tetori deri më 13 tetor.

Marrëdhëniet midis Turqisë dhe Rusisë kanë qenë të prishura për rreth shtatë muaj, pasi Turqia ka rrëzuar një avion luftarak rus në nëntor.

Por, ato janë përmirësuar që nga përpjekja për grushtshtet kundër Erdoganit, në muajin korrik.

Putin dhe Erdogan janë takuar për herë të fundit më 3 shtator në margjina të një samiti në Kinë.

Menjëherë pas bisedimeve, zyrtarët rusë dhe turq të mbrojtejes kanë arritur marrëveshje për bashkëpunim më të afërt ushtarak në Siri.

XS
SM
MD
LG