Ndërlidhjet

Militanët afganë vrasin të paktën 30 civilë


Hartë e Afganistanit
Hartë e Afganistanit

Militantët kanë vrarë të paktën 30 civilë në një sulm në qytetin Firoz Koh në provincën Ghor të Afganistanit.

Zyrtarët thonë se sulmi mund të ketë qenë një goditjë hakmarrëse pas vrasjes së një komandanti lokal të IS-it një ditë më parë.

Askush nuk mori përgjegjësinë për incidentin.

Guvernatori i Ghorit, Nasir Khazeh, u citua t’i ketë thënë agjencisë AFP se viktimat, shumica barinj por edhe disa fëmijë, janë rrëmbyer më 25 tetor dhe janë ekzekutuar.

"Trupat e tyre janë gjetur nga banorët local këtë mëngjes”, tha ai.

Provinca qendrore Ghor, nuk ishte një qendër e rëndësishme për militantët e IS-it. (REL)

XS
SM
MD
LG