Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

Kosovë: Janë arrestuar tre vetë dhe konfiskuar 83 kg. marihuanë


Policia e Kosovës ka njoftuar se pas një operacioni të zhvilluar në komunën e Deçanit, i ka konfiskuar mbi 83 kilogramë substancë narkotike të llojit marihuanë.

Me këtë rast janë arrestuar dy shtetas të Kosovës dhe një shtetas i Shqipërisë, ndërsa janë konfiskuar, po ashtu, tri vetura dhe tre telefona celularë.

Në një konferencë të sotme për gazetarë, zyrtarë të policisë se Kosovës, kanë thënë se “kjo sasi e narkotikëve nuk është e kultivuar në Kosovë, por ka ardhur nga territori i Shqipërisë”.

XS
SM
MD
LG