Ndërlidhjet

Bagdad: Sulm me makinë-bombë në lagjen shiite


Pamje pas një sulmi të mëparshëm në lagjen Hurrija në Bagdad
Pamje pas një sulmi të mëparshëm në lagjen Hurrija në Bagdad

Nga eksplodimi i një makine-bombë të parkuar në një rrugë në një lagje shiite në kryeqytetin Bagdad në Irak, janë vrarë së paku 8 vetë dhe plagosur më se 30 të tjerë.

Ky sulm me bombë, që ka ndodhur në rajonin Hurrija, u bë derisa forcat e sigurisë së Irakut janë të angazhuara në ofensivën për rimarrjen e kontrollit në qytetin Mosul, që është i okupuar nga militantët e Shtetit Islamik.

Ky është qyteti i fundit i madh në Irak që është nën kontroll të këtij grupi ekstremist.

Nuk është e qartë nëse shoferi vetëvrasës ishte në veturë.

XS
SM
MD
LG