Ndërlidhjet

OKB: Gati një milion sirianë jetojnë nën rrethim


Alepo, Siri
Alepo, Siri

Shefi për çështje humanitare i Kombeve të Bashkuara, Stephen O'Brien, tha se numri i sirianëve që jetojnë nën rrethim ka arritur në gati 1 milion, gjatë vitit të kaluar.

Ai i tha Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara se shifra është rritur në 974,080.

O’Brien tha se rrethimet janë bërë kryesisht nga forcat qeveritare të Sirisë kundër civilëve.

“Civilët po izolohen, po vdesin nga uria, po bombardohen, po u mohohet kujdesi shëndetësor dhe ndihma humanitare”, tha O’Brien.

Ai kritikoi fuqishëm qeverinë e presidentit sirian, Bashar al-Assad. O’Brien tha se ajo ka dështuar t'i mbrojë të gjithë sirianët dhe se është thirrur në sovranitetin kombëtar “për të bombarduar popullin e saj”.

XS
SM
MD
LG