Ndërlidhjet

Nën flamurin e zi: Shteti Islamik dhe terrori në epokën e mediave sociale 


Këngëtarja e njohur kurde Helly Luv së bashku me trupat kurde Peshmerga

Më herët gjatë këtij muaji mora pjesë në një konferencë – Samiti i Web-it – që u mbajt në Lisbonë ku, në mesin e grupit të përzier të politikanëve, koduesve dhe të milionerëve të Luginës së Silikonit, që u krijua gjatë viteve të 90-ta, u ula në një panel që diskutonte rolin që narracioni luan terrorizmin e shekullit 21. Së bashku me mua ishte edhe Helan Abdullah – e njohur si Helly Luv, një këngëtare, valltare dhe aktore kurde e Finlandës – e cila i tregoi audiencës sonë një rrëfim .

Si një kurde, Luv na tha se u interesua për luftën civile në Siri që prej fillimit. Në shkurt të vitit 2014 një video muzikore e titulluar ‘Risk it all’ (Rrezikoje të gjithën) e xhiruar brenda një kampi refugjatësh të Sirisë, të mbushur edhe me refugjatë kurdë që kanë ikur nga lufta, Luv me krenari këndoi për pavarësinë e Kurdëve e veshur në taka të larta dhe me veshje të shkurtër, derisa valltarët ndihmës mbanin pushkët AK-47.

Luv u përball me një valë të abuzimeve në internet – përfshirë edhe kërcënimet me vdekje – edhe për përmbajtjen politike edhe për imazhin e supozuar provokativ. Gjërat u përkeqësuan me videon e re, Revolution (Revolucioni) që vazhdoi me temën qendrore të ‘Risk It All’.

Me daljen në skenën globale të grupit ekstremist Shteti Islamik – që zaptoi qytetin e dytë më të madh të Irakut, Mosulin, në qershor të vitit 2014 – gjërat u përkeqësuan edhe më shumë për të.

Rënia e Mosulit bëri që qeveria autonome rajonale kurde të zgjerojë kufijtë e saj, duke marrë rajonet jetike të naftës ndërkohë që ushtria irakiane u largua pas përballjes me një blitzkrieg (luftë e shkurtër) të IS-it gjithandej vendit.

Javë pas rënies së Mosulit, ajo postoi në llogarinë e saj të Facebook-ut, fotot e vizitës trupave peshmerga kurde, që ishin përfshirë së fundi në luftimet ndaj IS-it dhe i tha Reutersit se ishte afër Mosulit, që shtrihet më pak se 10 kilometra larg territorit kurd.

Në panelin në Lisbonë, Luv përshkroi kërcënimet e vazhdueshme të përditshme me vdekje dhe abuzimet që i drejtoheshin – nga islamistët, xhihadistët dhe përkrahësit e IS-it – dhe mbi të gjitha, njoftimet e secilit kërcënim edhe tek Twitter dhe Facebook.

Përkundër kërcënimeve të qarta me vdekje asgjë nuk është bërë. Asnjë prej llogarive nuk u mbyll; kërcënimet vazhduan.

Rrëfimi i Luv është çelësi për problemin qendror të luftimit të terrorizmit në epokën e mediave sociale. IS është shndërruar në grupin terrorist më efektiv dhe më të njohur në histori për shkak të përdorimit efektiv të rrjeteve sociale.

IS nuk është vetëm një organizatë ekstremiste, është brend – dhe atë në nivel global. Aftësia e tij për të rekrutuar anëtarë gjithandej prej Francës e deri në SHBA dhe për ta përcjellë porosinë në mediat kryesore ndërkombëtare ishte e mundshme vetëm përmes mundësisë si Facebook dhe Twitter për të bërë dy gjëra mbi të gjitha: të mobilizojë njerëz dhe të shtojë porositë.

IS e kuptoi këtë që prej fillimit – dhe njëkohësisht e kuptoi edhe një gjë tjetër.

Faqet e mediave sociale, prej nga ne vazhdimisht marrim lajmet dhe informacionet për botën, mbi të gjitha janë ndërmarrje kapitaliste.

Facebook dhe Twitter mund të jenë të pranishme aq shumë sa të duken si pjesë e jetës, por ato nuk janë të paanshme – janë të disenjuara që të gjenerojnë sa më shumë shpërndarje dhe klikime të munden, të inkurajojnë sa më shumë përdorues që t’u bashkohen.

Sa më shumë që ta arrijnë këtë, aq më shumë të ardhura reklamash marrin dhe pronarët e tyre aq shumë përfitojnë. Është një rrëfim i vjetër sa edhe vetë kapitalizmi.

Platformat e mediave sociale kanë një gjë tjetër që grupet ekstremiste si IS mund t’i përdorin. Etikën e lirë: besimin se njerëzit duhet të jenë të lirë të thonë çfarëdo që të duan është pak a shumë ideja themelore e krijimit të rrjeteve sociale.

Nëse ka çfarëdo dyshimi për këtë fakt atëherë një kontroll i shpejtë në llogaritë islamike apo edhe të së djathtës ekstreme do ta mbështeste këtë. Ideja posaçërisht është e rrënjosur marrë parasysh cenzurën në internet që zhvillohet në vendet si Irani dhe Kina.

Asnjë kompani amerikane nuk do që praktikat e saj të krahasohën me ato të shteteve totalitare. Dhe kanë të drejtë.

Në ditët e para IS-i kishte mundësi që të mbështetej tek një rrjet i gjërë i miijëra “djemve fansa” ndonjëherë me kënaqësinë e madhe… kanë promovuar përmbajtjen e grupit; çdo gjë nga fatwa dhe deklarimet në video që tregojnë një jetë idilike në kalifat dhe deri tek, natyrisht, videot barbare të vrasjeve.

Djemtë fansa gjithashtu do të kërcënojnë dhe keqtrajtojnë secilin, posaçërisht objektivat e profilit të lartë, që konsiderohen se kanë kudnërshtuar narracionin e tyre.

Zyrtarët e qeverisë së SHBA-së, të përfshirë në kundër-porositë anti IS, kanë folur me mua për frustrumin e tyre për këtë gjë: se si kundërshtari i tyre ishte në gjendje që të bëjnë luftë të informacionit duke përdorur teknologjitë perëndimore për të promovuar tregimet e tyre në mënyrë të suksesshme.

Por, Facebook dhe Twitter, që kanë më shumë përdorues se sa shumica e shteteve kanë banorë, posedojnë fuqinë e madhe të lobimit në Washington dhe në kryeqytetet e mëdha evropiane. Deri vonë, gjigandët e rrjeteve sociale i lanë pa kontroll këto llogari dhe kishe pak hapësirë për zyrtarët e SHBA-së që të bënin për ta ndryshuar këtë.

Çdo gjë ndryshoi me shfaqjen e videove të tmerrshme të prerjes së kokës së gazetarit James Foley më 19 gusht të vitit 2014. Kishte video të tjera të prerjes së kokës edhe më herët, natyrisht, por kjo kishte të bënte me krejtësisht një tjetër mënyrë.

Ishte një civil amerikan të cilit iu pre koka në video që u transmetua gjithandej në botë. Pothuajse çdo rrjet i madh i lajmeve e transmetoi ngjarjen dhe një pjesë e mirë e tyre e shfaqën videon gjithashtu.

Presioni nga Departamenti i shtetit i SHBA-së ishte një gjë, por kritikat nga përdoruesit ishin tjetër. Facebook dhe Twitter filluan që veprojnë duke mbyllur llogaritë pro-IS.

Por, për çdo mbyllje një tjetër hapej – dhe u shndërrua në një lojë të macës me miun nërmjet përdoruesve dhe platformës – një luftë e tretjes.

Deri në një shkallë kjo funksionoi; shumica e llogarive pro-IS padyshim mbeten; por djemtë fansa nuk mund të veprojnë pa ndëshkim në Twitter ose Facebook dhe janë detyruar që të kërkojnë strehim në shërbimet si Telegram – një aplikacion i mesazheve private. Rekrutimi vazhdon si më parë, por shpërndarja e propagandës virtuale përmes rrjeteve është vështirësuar.

Por, jo pamundësuar; Profilet e larta të Twitterit anti-IS dhe ato në Facebook janë ende të shqetësuara dhe të sulmuara rregullisht. Propaganda ende po zhvillohet. Liria e fjalës është e shenjtë por shumica mendojnë se ka ardhur koha që qeveritë dhe rrjetet të bëhen së bashku për të krijuar një kod të zyrtar të mirësjelljes dhe me detyrim ligjor për sjellje të pranueshme në faqet e rrjeteve sociale.

Liria për të fyer dhe për të vënë në siklet duhet të mbetet – një element i pashmangshëm i lirisë së fjalës dhe e garantuar me ligj në kushtetutat e vendeve si SHBA. Në të njëjtën kohë, terroristëve nuk duhet ofruar një platformë përmes së cilës mund të prodhojnë më shumë vrasës.

Një detyrë e vështirë. Por, ka ardhur koha të përballemi. (REL)

Përgatiti: Arbër Vllahiu

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG