Ndërlidhjet

Trump emëron gjeneralin e pensionuar të marinës si Sekretar të ri të Mbrojtjes


Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump ka vendosur që një gjeneral i pensionuar i marinës amerikane i njohur si person që flet hapur dhe për fitore në beteja të Irakut dhe Afganistanit të jetë Sekretari i ri për Mbrojtje.

Trump e ka bërë të ditur gjatë një mitingu më 1 dhjetor se ai dëshiron që Gjenerali James Mattis të udhëheqë Pentagonin.

Mattis, 66 vjeçar, ka udhëhequr divizionin e marinës gjatë pushtimit të Afganistanit në vitin 2001 dhe më pas okupimit të Irakut në vitin 2003 gjatë së cilës u hoq nga pushteti Sadam Hysein.

Ai më pas udhëhoqi trupat amerikane që rimorrën qytetin irakian, Falluxha gjatë një prej betejave më të përgjakshme të luftës në vitin 2004.

Më vonë ai udhëhoqi Komandën Qëndrore amerikane në fillim të vitit 2010, duke vëzhguar operacionet ushtarake në Lindje të Mesme deri në pensionimin e tij në vitin 2013.

Prej pensionimit, Mattis ka qenë kritik i ashpër i politikave të presidentit Barack Obama në atë rajon, duke thënë se ato politika kanë kontribuar në rritje të ekstremizmit.

Ai gjithashtu ka mbajtur qëndrime të ashpra ndaj Iranit, por edhe Rusisë, diçka që e vë atë në kundërshtim me qëndrimet më pajtuese të Trumpit drejt Moskës.

I njohur brenda rretheve ushtarake me pseudonimin, “Qeni i Çmendur”, qëndrimet tejet të hapura dhe të ashpra kanë bërë që ai të qortohet në të kaluarën.

Në vitin 2005, ai u kritikua kur i tha një paneli diskutimi në shtetin e Kalifornisë se: “Është argëtuese të gjuash disa njerëz”.

“Shkon në Afganistan, gjenë burra që rrahin gratë që pesë vjet vetëm pse nuk e kanë mbajtur shaminë”, ka thënë Mattis gjatë komenteve që janë regjistruar edhe me kamera.

“E dini, njerëz të atillë që edhe ashtu s’iu ka mbetur pikë burrërie. Prandaj, është shumë argëtuese t’i gjuash me armë ata”.

Mattis pritet të marrë përkrahje të fuqishme nga Kongresi, institucioni që duhet të miratojë nominimin e tij.

Para votimit, megjithatë, ata duhet të miratojnë filliumisht një përjashtim nga ligji aktual që ndalon personelin ushtarak të mbajë poste të arta civile në Departamentin e Mbrojtjes, pas pensionimit.

Presidenti i zgjedhur, Donald Trump deri më tash, pos gjeneralit Mattis ka emëruar e nominuar shumicën e këshilltarëve për politikë të jashtme dhe anëtarëve të tjerë të kabinetit të tij. Megjithatë, ai ende nuk e ka zgjedhur Sekretarin e ri të Shtetit.

Donald Trump do të inaugurohet në muajin janar pas së cilës fillon punën si president i SHBA-së. (REL)

Përgatiti: Artan Haraçia

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG