Ndërlidhjet

Vdiq John Glenn, astronauti më me ndikim amerikan 


Astronauti, John H. Glenn
Astronauti, John H. Glenn

Agjencitë e lajmeve raportojnë se astronauti më i vjetër dhe ndër më të njohurit amerikan, John Glenn, vdiq në moshën 98 vjeçare.

Lajmi u bë i ditur nga guvernatori i shtetit federal amerikan, Ohio.

“John Glenn është dhe gjithmonë do të jetë, heroi më i madh i Ohios, ndërsa vdekja e tij sot është arsye për të gjithë ne të mbajmë zi”, ka thënë guvernatori i Ohios, John Kashich përmes një komunikate e cila ka njoftuar për vdekjen e Glenn.

Glenn konsiderohet si arsyeja e krenarisë amerikane në garën me Bashkimin Sovjetik për dominim të hershëm të eksplorimit të hapësirës.

XS
SM
MD
LG