Ndërlidhjet

Gruevski nuk pranon rivotimin, kërcënon diplomatët e huaj


Me daulle në ditën e tretë të protestave
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:01:22 0:00

Me daulle në ditën e tretë të protestave

Kryetari i VMRO DPMNE-së, Nikolla Gruevski ka paralajmëruar se partia e tij nuk do të merr pjesë në rivotimin në dy vendvotime, nëse kjo vendoset nga KSHZ-ja dhe konfirmohet edhe nga Gjykata Administrative dhe as nuk do të pranojë rezultatin e dalë në rivotim, që sipas vlerësimeve të para, VMRO-së do t’i merret një mandat në favor të LSDM-së.

Në këtë rast rezultati në mandate do të ishte I barabartë, 50 për LSDM-në dhe 50 për VMRO-në. Në një paraqitje para ithtarëve të partisë së tij, që po protestojnë para Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), Gruevski tha se ky institucion ka miratuar vendime kundër vullnetit të popullit.

“KSHZ-ja ka miratuar vendime anti-ligjore, me qëllim shkeljen e vullnetit të popullit. Puna e KSHZ-së është shndërruar në sfilatë. Kemi informacione për përzierjen e disa përfaqësuesve të huaj, me qëllim që të ndikojnë në falsifikimin e vullnetit të qytetarëve. Disa nga përfaqësuesit e pavarur nuk janë të pavarur. Vendimet joligjore të KSHZ-së mund t'i korrigjojë Gjykata Administrative, andaj edhe bëjmë thirrje që të mos bëhet asnjë presion ndaj asaj gjykate nga askush”, ka deklaruar Gruevski.

"VMRO-ja nuk do të lejojë përzirjen e mëtejmë në çështjet e brendshme politike të vendit dhe kërkojmë që të veprojnë në kuadër të mandateve dhe autorizimeve si diplomatë”, u shreh ai.

Fjalimi i Gruevskit nga të pranishmit u përcoll me brohoritje “Nikolla, Nikolla”, ndërsa ky siguroi të pranishmit se nuk do të lejojë formimin e qeverisë nga, siç u shpreh, “krimineli i amnistuar”, Zoran Zaev.

Protestuesit kanë brohoritur edhe kundër ambasadorit amerikan, Xhes Bejli, i cili mbrëmë vonë ka shkuar në selinë e VMRO-së, ku ka biseduar me kreun e partisë, Nikolla Gruevski.

“Bejli, largoi duart nga Maqedonia. Donald Tramp, Ne të duam”, ishte një nga parullat e shkruar që bartnin protestuesit.

KSHZ-ja deri më tani ka anuluar votimin në një vendvotim të ankimuar nga Lëvizja BESA, ndërsa së shpejti pritet të vendos edhe për ankesën tjetër të LSDM-së, që është edhe e fundit për procesin e së dielës.

KSHZ-ja mblidhet sërish, vazhdojnë protestat në Shkup

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve do të vazhdojë gjatë ditës së shtunë shqyrtimin e ankesës së fundit të Partisë Social Demokrate në opozitë, për ta përmbyllur gjithë procesin zgjedhor. Komisioni gjatë natës së kaluar ka pranuar vetëm një ankesë të partisë shqiptare Besa.

Ndërkohë, përkrahësit e partisë së ish-kryeministrit Nikolla Gruevksi, VMRO DPMNE, kanë vazhduar protestat e tyre përpara selisë së KSHZ-së.

Ndezin zjarre para KSHZ-së dhe vazhdojnë protestën
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:01:10 0:00

Komisioni tha se do të shqyrtojë ankesën e LSDM-së gjatë ditës së shtunë, ndërkohë që kryetari i Komisionit Aleksandar Cicakovski tha se “në këtë mbledhje do të përgatiten të gjitha vendimet për t’i dorëzuar ato”.

Ankesat e mbetura janë refuzuar nga anëtarët e komisionit, me përjashtim të dy që janë tërhequr nga LSDM-ja.

Përkrahësit e VMRO-DPMNE sërish, si edh enjë natë më herët, janë mbledhur përpara selisë së KSHZ-së për, siç thonë, të mos lejuar që të “vidhet fitorja e partisë në pushtet”.

Ata kanë kënduar këngë dhe kanë brohoritur slogane partiake dhe për Maqedoninë dhe kanë hedhur fishekzjarrë dhe gjësende të tjera mbi ndërtesën e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.

Me të përfunduar të mbledhjes së KSHZ-së, anëtari i VMRO-DPMNE, Dime Spasov tha se do të vazhdojnë të “qëndrojnë përpara KSHZ-së dhe se nuk do të ikin nga askush”.

Protestuesit thonë se do të vazhdojnë protestat deri sa KSHZ, të mos e verifikojë rezultatin zgjedhor.

Në bazë të një rezultati paraprak të publikuar partia e Gruevksit VMRO-DPMNE ka fituar dy vende në Parlament më shumë se ajo e Zoran Zaev, LSDM, në opozitë, respektivisht 51 deputetë me 49 syresh.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG