Ndërlidhjet

Mbi 70 të vdekur nga helmimi me losion trupi në Rusi


Ilustrim

Numri i të vdekurve nga konsumimi i losionit për trup në një rajon siberian të Rusisë ka arritur në 71, thanë zyrtarët.

Zyrtarët shëndetësorë në qytetin Irkutsk thanë se 36 burra dhe gra mbeten në spital.

Komiteti Hetues tha se losioni për trup përmbante metanol në vend të alkoolit të rregullt ose etanolit.

Metanoli mund të jetë vdekjeprurës nëse konsumohet në organizëm.

Dymbëdhjetë persona të dyshuar për shitjen e losionit janë arrestuar.

Të mërkurën, presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar qeverinë që të miratojë ligje më të ashpra, deri në korrik të vitit 2017, për prodhimin dhe shitjen e parfumeve, losioneve dhe substancave të tjera për pastrim që përmbajnë alkool.

Helmimet me alkool zëvendësues janë të shpeshta në Rusi.

Njerëzit pinë nganjëherë substanca që përmbajnë alkool dhe janë më të lira se pijet alkoolike.

XS
SM
MD
LG