Ndërlidhjet

Menduh Thaçi ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike Shqiptare në Maqedoni. Njoftimin e ka bërë të ditur në një postim në profilin e tij në rrjetin social Facebook.

“Të dashur miq, sapo dorëzova dorëheqjen e parevokueshme nga posti i Kryetarit të Partisë Demokratike Shqiptare, Këshillit Drejtues të PDSH-së. Partinë Demokratike Shqiptare do t’a drejtojë në mënyrë kolektive Këshilli Drejtues deri në Kongresin e jashtëzakonshëm, data e mbajtjes e të cilit do të caktohet nga Kuvendi Qendror i Partisë".

"Koordinator i aktiviteteve u emërua Sekretari i Përgjithshëm Azem Sadiku, ndërsa unë mbetem ushtar i bindur i Partisë Demokratike Shqiptare”, thuhet në njoftimin e publikuar.

Partia Demokratike Shqiptare në zgjedhjen e 11 dhjetorit u radhit e fundit me vetëm dy deputetë të fituar nga 7 që kishte në përbërjet e fundit parlamentare.

Në paraqitjen para mediave pas zgjedhjeve, Thaçi pranoi disfatën e thellë duke paralajmëruar edhe marrjen e përgjegjësisë nga ana e tij. (RFE)

XS
SM
MD
LG