Ndërlidhjet

I dyshuari për sulmin në tregun e Berlinit vritet në Itali

  • RFE /RL

Anis Amri

I dyshuari për sulmin me kamion që vrau 12 persona në një treg të Krishtlindjeve në Berlin, është vrarë nga policia italiane në një paralagje të Milanit më 23 dhjetor, tha ministri i brendshëm i Italisë.

Shtetasi tunizian, Anis Amri u ndalua me makinën e tij rreth orës 3 të mëngjesit nga dy policë italianë në një kontroll rutinë të identifikimit, tha në një konferencë me gazetarë në Romë ministri i brendshëm Italian, Marco Minniti.

Amri nxorri revolën e tij nga prapa dhe shtiu mbi policin që kërkoi dokumentet e tij. Ai u vra kur policia ktheu zjarrin, tha Minniti.

Autoritetet kanë kryer të gjtiha kontrolloet e nevojshme dhe kanë gjetur se “personi i vrarë, pa asnjë hije dyshimi, është Anis Amri, I dyshuari për sulmin terrorist (në Berlin)”, tha Minniti.

Ai tha se polici i plagosur është jashtë rrezikut për jetë. Minniti uroi dy policët duke thënë se “kanë bërë një shërbim të jashtëzakonshëm për komunitetin”.

Amri, 24 vjeçar, u bë objektiv i një ndjekjeje gjithandej Evropës pasi autoritetet gjermane thanë se besojnë se ishte sulmues që drejtoi një kamion të mbushur me çelik drejt një tregu të Krishtlindjeve më 19 dhjetor, duke vrarë 12 njerëz dhe plagosur 48 të tjerë.

Grupi ekstremist Shteti Islamik tha më 20 dhjetor se ka inspiruar sulmin, duke e quajtur sulmuesin “një ushtar të Shtetit Islamik” i cili “veproi në përgjigje të thirrjeve për të sulmuar shtetasit e qeverive në koalicion”.

Agjencia e afërt e lajmeve me IS-in që publkoi njoftimin tha më 23 dhjetor se kryesi i sulmit në Berlin ka kryer edhe një sulm mbi patrollën e policisë italiane në Milan dhe u vra në një shkëmbim zjarri.

Kryeministri Italian Paolo Gentiloni tha se personalisht e ka njoftuar kancelaren gjermane Angela Merkel se Amri ishte vrarë në Milan.

Kryeprokurori federal i Gjermanisë, Peter Frank, tha se hetuesit po provojnë të përcaktojnë nëse Amri ishte I ndihmuar nga një rrjet I mbështetësve në planifikimin e sulmti dhe në ikjen drejt Italisë.

Frank tha se zyra e tij po punon me autoritetet italiane për të rikonstruktuar rrugën që Amri mori nga Berlini.

Autoritetet në Milan e identifikuan Amrin me ndihmën e shenjave të gishtërinjve që I dhanë autoritetet gjermane, tha Frank.

Ministri I brendshëm I Gjermanisë, Thomas de Maiziere tha se “ishte i lehtësuar se [Amri] nuk paraqet më rrezik”.

Ministri, megjithatë, tha se vdekja e Amrit nuk e zvogëlon kërcënimin ekstremist në Gjermani. Kërcënimi “mbetet I lartë” në Gjermani dhe siguria nuk do të ulet, tha ai.

Sipas agjencisë gjermane të lajmeve dpa, Amri arriti në Gjermani në shkur ttë vitit 2011 në mesin e mijëra migrantëve nga Tuniza që kaluan Mesdheun pas trazirave të Pranverës Arabe.

Më 23 tetor 2011, ai u arrestua me dyshimin për zjarrvënie, keqtrajtim dhe mashtrim dhe më vonë u dënua me 4 vjet burg.

Amri u lirua nga burgu në muajin Maj të vitit 2015 dhe dy muaj më vonë hyri në Gjermani. Aplikimi I Amrit për azil në Gjermani vazhdimisht u refuzua. (REL)

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG