Ndërlidhjet

Rusi: Mbahet Ditë zie për viktimat e rrëzimit të aeroplanit


Njerëzit duke vënë qirinjë në Moskë në nderim të udhëtarëve dhe anëtarëve të ekuipazhit të vrarë nga rrëzimi i aeroplanit ushtarak rus
Njerëzit duke vënë qirinjë në Moskë në nderim të udhëtarëve dhe anëtarëve të ekuipazhit të vrarë nga rrëzimi i aeroplanit ushtarak rus

Në Rusi sot mbahet Ditë zie për 92 personat që u vranë nga rrëzimi i aeroplanit ushtarak, derisa autoritetet kanë zbuluar se shumë anëtarë të njohur të ansamblit muzikor zyrtar të ushtrisë së Rusisë, ishin në mesin e të vdekurve.

Zyrtarë të lartë të Rusisë kanë konfirmuar se 68 pjesëtarë të Ansamblit Aleksandrov, kanë humbur jetën kur aeroplani i tipit Tu-154 është rrëzuar dje në Detin e Zi, pak kohë pasi është ngritur nga aeroporti në qytetin Soçi.

Asnjë prej 92 njerëzve në aeroplan nuk ka shpëtuar.

Aeroplani fillimisht ishte nisur nga Moska, por ishte ndalur në Soçi për të marrë karburant, për të vazhduar fluturimin për në bazën arjore ruse, afër qytetit Latakia në Siri, ku parashihej një koncert i ansamblit me rastin e Vitit të Ri.

XS
SM
MD
LG